English

Prifti katolik bëhet baba, Kisha kërkon ndryshimin e rregullave

Zvicër, 23 mars, NOA - Një prift katolik nga Gossau i kantonit Shën Gallen në Zvicër ka bërë të ditur gjatë meshës së të dielës se është bërë baba i një fëmije dhe me këtë veprim ka shkelur rregullat e besimit.

Gjatë fjalës së tij ai ka paralajmëruar se në shtator do të bënte dorëheqjen nga kisha. Por, ndërsa priste përjashtimin nga radhët e kishës, Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Shën Gallenit e ka përkrahur veprimin e priftit.

Ipeshkvi i Shën Gallenit, Markus Buchel, ka kërkuar publikisht zbutjen e rregullave të kishës. Këtë ai e ka thënë në emisionin televiziv “Schweiz Aktuell” të televizionit publik të Zvicrës.

Me këtë rast, ipeshkvi ka shtuar se do të bisedojë lidhur me këtë kërkesë do të bisedojë edhe në konferencën e ardhshme ipeshkvnore të Zvicrës. Ashtu sikurse ipeshkvi, në mënyrë solidare janë sjellë me priftin edhe besimtarët e tij, në Gossau.

NOA

KOMENTE