Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Privatizimet, Qeveria lë bashkinë e Durrësit “me gisht në gojë”
English

Privatizimet, Qeveria lë bashkinë e Durrësit “me gisht në gojë”

Tiranë, 23 mars 2011 NOA – Qeveria lë bashkinë e Durrësit “me gisht në gojë” duke i ndërhyrë drejtpërdrejt në privatizim objektesh në zonën turistike, ndërsa dy vjet më parë i ishin dhënë në pronësi, për të filluar procesin e privatizimin të tyre ne favor të 460 familjeve durrsake.

Vendimi i sotëm i pohuar nga kryeministri Berisha, erdhi pikërisht për shkak se sipas qeverisë, bashkia bregdetare nuk e kreu misionin e presupozuar.

Në këto kushte, e la bashkinë Durrës “me gisht në gojë”. Këshilli i Ministrave ngarkoi sot Entin Kombëtar te Banesa si institucionin përgjegjës për privatizimin e 460 apartamenteve në favor të familjeve të të pastrehëve, në zonën e plazhit, Durrës.

Këshilli i Ministrave miratoi propozimin e MPPT dhe MB për privatizimin e disa objekteve në të cilat banojnë 460 familje, të lagjes 13 të qytetit të Durrësit.

Këto objekte që dikur kanë qenë kabina plazhi, të cilat e kanë humbur funksionin e tyre, kane që nga vitin 1992 që banohen nga këto familje të pastreha.

“Prej dy vjetësh ato iu kaluan bashkisë së Durrësit në pronësi, pikërisht për të filluar procesin e privatizimin të tyre në favor të 460 familjeve durrsake”, - tha zyra për shtyp e Ministrisë së Transporteve dhe Rregullimit të Territorit.

Ajo theksoi se prej më shumë se dy vjetësh Bashkia Durrësit nuk ka marrë asnjë veprim për privatizimin e tyre dhe për me tepër mban peng dhe nuk përmbush vendimin që këshilli Bashkiak i Durrësit ka marrë për privatizim të 460 apartamenteve në favor të familjeve pastrehe

“I gjendur në një situatë të tillë absurde ku Bashkia e Durrësit ka bllokuar procesin, Këshilli i Ministrave, vendosi në përputhje me legjislacionin në fuqi transferimin e pronave përkatëse Entit Kombëtar të Banesave me qëllim kryerjen e privatizimit në favor të 460 familjeve”, - tha ministria e Olldashit duke lajmëruar edhe se duke filluar nga ditët në vazhdim aplikimi për fillimin e privatizimit do te kryhet pranë Entit Kombëtar të Banesave.

Në këto ditë prag-fushate elektorale për drejtuesit vendorë, klima e nxehtë mes kampeve të majta dhe të djathta po bëhet gjithnjë dhe më intensive.

e.t/NOA

KOMENTE