English

Shalsi: Nuk dimë ç’po bëhet, errësirë në listat e zgjedhësve

Tiranë, 23 mars 2011, NOA- Në kuadër të verifikimit të listave të zgjedhësve deputeti socialist Eduart Shalsi u ndal në njësinë bashkiake numër 8 në kryeqytet.

Gjatë fjalës së tij Shalsi tha se prania në këtë nëjsi vjen për të kërkuar transparencë dhe për të larguar errësirën e informacionit që qeveria e Sali Berishës po hedh mbi listat e zgjedhësve.

“Kemi ardhur sot për ti kërkuar kryetarit të njësisë numër 8 të na japi informacion ç’ndodh pas datës 8 mars. Nuk dimë ç’bëhet. Kërkojmë të informohemi se kush janë ata që kanë ardhur? A do të pasqyrohen në lista apo do të mbahen larg siç e kërkon ligji? Sot është arsyeja se pse ne sot do të këmbëngulim pranë kryetarit të njësisë bashkiake numër 8”, u shpreh deputeti socialist.

Ai shprehu vendosmërinë për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shalsi shtoi se opozita nuk do e ndalë rrugën e vetë për të verifikuar këto lista.

a.y/NOA

KOMENTE