Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trafikuan 3.5 kg hashash, arrestohen katër persona
English

Trafikuan 3.5 kg hashash, arrestohen katër persona

Tiranë, 23 mars, NOA – Një operacion i Policisë së Vlorës ka vënë nën pranga 4 persona për trafik të lëndëve narkotike. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se personat e arrestuar janë; Terens Ridvan Dautaj, 22 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, Miklovan Agron Kaçaj, 20 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “15-Tetori” në Vlorë, Adrian Meleq Liçaj, 43 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Lirim” dhe Andrea Arqile Çakalli, 44 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë.

Operacioni i koduar “Ekuinoksi 11” është zhvilluar mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00 në aksin rrugor Llogara – Orikum.

Të katër personat e ndaluar kanë qenë duke udhëtuar me dy automjete. Në njërën prej tyre policia kishte informacione se ndodhej një sasi droge. Në bazë të informacionit të marrë policia ka ndërhyrë duke bërë dhe kapjen në flagrancë të autorëve. Në automjetin tip “Ford Fokus” me targa VL 8321 C u gjet dhe sasia e lëndës narkotike, hashash.

Policia sekuestroi dhe dy makinat që përdoreshin nga autorët dhe 4 aparate celularë. Ndaj katër personave të arrestuar ka nisur procedimi penal.

a.k.NOA

KOMENTE