English

Ishulli Lampeduzës, frikë nga epidemia, dyfishohet numri i banorëve nga emigrantët

Lampeduza, 26 mars 2011, NOA- Ishulli i Lampeduzës në Itali vazhdon të mbetet problemi kryesor lidhur me emigracionin.

Vetëm ditën e djeshme në këtë vend kanë mbërritur rreth 400 emigrantë nga vendet e Afrikës Veriore.

Ndërkohë raportohet se mijëra të tjerë janë strehuar në këtë zonë duke rrezikuar kështu në një epidemi për shkak të numrit të popullsisë e cila po kalon ata vendas.

“Falë një urdhri nga rajoni i Siçilisë, portet janë pastruar dhe vërehen disa ndryshime. Ne po fillojmë shpërndarjen e pakove sanitare dhe shpresojmë që situata do të përmirësohet”, deklaron njëra nga përfaqësueset e Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin.

Shteti italian në mënyrë të vazhdueshme i transferon këta emigrantë në qytete të ndryshme, ku pjesa më e madhe e tyre vjen nga Tunizia pas trazirave për rrëzimin e Presidentit Ben Ali.

Autoritet italiane flasin për një numër të ardhurish mbi 13 mijë banorë, ndërkohë që në Lampeduza vendasit shkojnë në 800 të tillë.

a.y/NOA

KOMENTE