Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova dhe Serbia, ëndrrat për Brukselin
English

Kosova dhe Serbia, ëndrrat për Brukselin

Shkrim i marrë nga “Economist”

Vladimir Putini, kryeministër i Rusisë, zhvilloi një vizitë të shkurtër në Beograd gjatë kësaj jave. Ai u takua me çiklistët që i paraprinë një ndeshjeje futbolli të sponsorizuar nga Gazpromi dhe foli për investimet ruse. Vizita e Putinit do ta bëjë Serbinë më të fortë, tha Vuk Jeremiq, ministër i Jashtëm serb. Pavarësisht fjalëve, Rusia është larg dhe qëllimi kryesor i Serbisë është të fitojë statusin e vendit kandidat për t’iu bashkuar BE-së. Vendimi i Bashkimit Evropian, që pritet të publikohet në vjeshtë, është shumë i rëndësishëm për qeverinë jopopullore të Serbisë. Qeveria e drejtuar nga Partia Demokratike e presidentit Boris Tadiq, shpreson se statusi i vendit kandidat mund t’i rrisë gjasat e fitores në zgjedhjet e parakohshme, që mund të mbahen në fillim të vitit tjetër. Synimi i marrjes së statusit të vendit kandidat është arsyeja që shpjegon sjelljen shembullore të Serbisë në bisedimet me Kosovën, të iniciuara nga BE-ja.

Ideja e bisedimeve për Robert Kuperin, zyrtarin evropian të ngarkuar me dialogun, është t’i zgjidhin problemet që mund të zgjidhen. Kjo do të thotë çështje teknike, si elektriciteti, targat e automjeteve dhe dokumentet e udhëtimit. Bisedimet nuk do të çojnë në njohjen e Kosovës, thotë Borko Stefanoviq, drejtues i ekipit serb. Por, ai nuk harron të shtojë se me vullnet të mirë shumëçka mund të arrihet. Aeroplanët që udhëtojnë drejt Kosovës, mund të lejohen të kalojnë në hapësirën ajrore të Serbisë, është një nga rezultatet që mund të arrihen. Vladimir Todoriq, analist serb, thotë se qeveria do të lëshojë pe sa më pak që mundet, por pa humbur shansin që të fitojë statusin e vendit kandidat. Të paktë janë ata që janë dakord me ekstremistët e djathtë se t’i buzëqeshësh Edita Tahirit, kreut të delegacionit kosovar, është tradhti. Deri tani Serbia është përpjekur të mos i japë një rëndësi të madhe bisedimeve në publik, për t’i shmangur kundërthëniet. Por, nuk është e njëjta situatë në Kosovë. Serbia ishte e përgatitur, por jo edhe Kosova. Deri dy javë para bisedimeve, Kosova nuk kishte qeveri dhe Edita Tahiri e mësoi emërimin në krye të delegacionit vetëm pak ditë para nisjes së dialogut. Bisedimet filluan pa miratimin e Kuvendit. Opozita, që kundërshton zëshëm bisedimet, beson se Qeveria ka hyrë në bisedime e detyruar nga BE-ja, që dëshiron të ndihmojë Serbinë për të marrë statusin e vendit kandidat. Kosova mund të mos marrë asgjë në shkëmbim, druhet opozita kosovare. Kuper thotë se për të fituar mbi dyshimet e kosovarëve është që të kemi rezultate. Ka nga ata që druhen se ndarja e Kosovës mund të vendoset mbi tryezë. BE-ja e ka hedhur poshtë këtë opsion, çfarë do të thotë se zyrtarisht kjo temë nuk do të jetë pjesë e negociatave. Tani që dialogu ka filluar, kosovarët janë të bllokuar. Nëse largohen, do t’i japin Serbisë një fitore diplomatike të jashtëzakonshme. Ngushëllimi i vetëm për kosovarët mund të jetë fakti se dhe po e fitoi statusin e vendit kandidat, duke pasur parasysh gjendjen e zgjerimit, anëtarësimi i Serbisë në BE është vite larg.

REL

KOMENTE