Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ora e Tokës, sot fiken dritat në mbarë botën
English

Ora e Tokës, sot fiken dritat në mbarë botën

Romë, 26 mars, NOA – Ajo njihet nga të gjithë tashmë prej 4 vitesh dhe quhet “Ora e Tokës - Earth Hour", pikërisht momenti kur në 131 qytete simbolike të botës fiken të gjitha dritat në simbol të ruajtjes së klimës.

Kështu, në këtë nismë përfshihen mijëra qytete dhe vende simbolike të botës si Koloseumi në Romë, gradaçelat e larta në Dubai, Kulla Eifel në Paris apo Krishti Shëlbues në Rio de Janeiro etj.

Që të gjitha këto monumente simbol të njerëzimit, do të mbeten në terr për të tërhequr vëmendjen e botës mbi problemet e klimës, përdorimit të energjisë dhe të jetesës të qëndrueshme falë nivelit të ulët të karbonit.

Kjo ngjarje ka lindur në vitin 2007 në Sidney, ndërsa në këtë nismë janë përfshirë deri në një miliard njerëz, konkretisht 1/7-a e popullsisë së botës, që ka fikur dritat.

n.e/NOA

KOMENTE