Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS shtyn sërish deklarimin e kandidatëve
English

PS shtyn sërish deklarimin e kandidatëve

Tiranë, 26 mars 2011, NOA- E njëjta taktikë si në zgjedhjet e 28 qershorit të vitit 2009-të, Partia Socialiste dhe kreu i saj Edi Rama, janë të fundit në deklarimin e kandidatëve.

Maxhoranca qeverisëse dhe koalicioni i saj “Aleanca për qytetarin”, ka qenë më e hapur lidhur me kandidatët e saj duke i deklaruar hera-herës ata.

Ndërkaq kryeopozitari Edi Rama vetëm ditën e enjte në një emision televiziv pas shumë hamendësimesh shoi kureshtjen e qytetarëve dhe rideklaroi kandidaturën e tij për Bashkinë e Tiranës, ende nuk i ka shpallur kandidatët e bashkive dhe komunave të tjera.

Ndonëse ishte parashikuar që pasditen e sotme selia rozë të mblidhte kryesinë ku do të diskutoheshin dhe vendoseshin emrat e garuesve për zgjedhjet e 8 majit, ajo është shtyrë sërish për ditën e nesërme.

Nga ana e selisë rozë përflitet për disa nga kryetarët e bashkive aktuale të cilët do të rigarojnë.

Ndër ta përflitet emri i Vangjush Dakos në Bashkinë e Durrësi, Shpëtim Gjika në atë të Vlorës, Niko Peleshi në Korçë, Qazim Sejdiu në Elbasan, në Gjirokastër Flamur Bimen.

Por tashmë duket se është bërë traditë që Partia Socialiste i shpall e fundit kandidatët, pasi ka parë edhe lëvizjet e kundërshtarëve.

a.y/NOA

KOMENTE