Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtohet depresioni, bum shitjesh në farmaci
English

Shtohet depresioni, bum shitjesh në farmaci

Romë, 26 mars 2011, NOA- Gjithnjë e më shumë qetësues nervor po shihen nëpër xhepat e qytetarëve në Itali.

Sipas një raporti të publikuar ditëve të fundit autoritetet shëndetësore në Itali raportojnë për një trefishim të përdorimit në dhjetë vitet e fundit.

Në rang kombëtar flitet, për një rritje të fuqishme konsumi të tabletave anti-depresive, ku nga viti 2000 deri në vitin 2008 rritja ka shkuar në 310%, thuhet në raportin italian të organizatës së mjekësisë “Osservasalute”.

Pavarësisht ndonjë dyshimi se po futet thellë në komunitet, shkenca e mjekësisë dhe diagnozat e saj për depresion, shtimi i përdoruesve dhe interesi për këto mjekime i interesojnë të gjitha krahinave dhe zonave.

a.y/NOA

KOMENTE