Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Balla: Jozefina i ka faktet kundër
English

Balla: Jozefina i ka faktet kundër

Tiranë, 27 mars 2011, NOA- Deputeti socialist Taulant Balla reagoi sërish ditën e sotme lidhur me Kompleksin e ri Parlamentar.

“E dëgjuam dje nga përgjigja e para-porositur e spikeres Xhozefinë, se ajo nuk ka asnjë argument bindës që të kundërshtojë faktet e bëra tashmë publike se gjithë procedura për përzgjedhjen e projektit për Parlamentin e Ri, ashtu si edhe shpenzimet marramendëse për rikonstruksionin e sallës aktuale te Parlamentit dhe rikonstruksioni i vjedhur i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori”, janë afera korrupsioni e kusarie të këtij pushteti. Plot 2.8 milionë euro të shpërdoruara nga Xhozefina dhe Saliu”, u shpreh Balla.

Sipas tij të gjitha faktet janë kundër kryeparlamentares, ndërsa tha se është e provuar e zezë mbi të bardhë që ende pa u mbledhur komisioni për shqyrtimin e projekteve të Parlamentit të Ri, në Vjenë, miq të kryeministritt, që e dinin se kush do të fitonte prej kohësh.

Balla shtoi se kjo ndodhte në një kohë kur në Tiranë ndërtohej një farsë që do të harxhonte para publike për klientët e oborrit, me reklama e forume false, kur fituesi ishte zgjedhur kohë para kësaj.

Ai theksoi se, ky është një skenar i parë e riparë nga shqiptarët, është një skenar korrupsioni tipik i këtij pushteti, me sekserë, shpërdorim fondesh publike për pagesa miqsh, me konkurse e tendera false dhe me paracaktim të mikut që do marrë projektin pas parapagimit.

a.y/NOA

KOMENTE