Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha në Laprakë: Rama e ka kthyer Tiranën në geto
English

Basha në Laprakë: Rama e ka kthyer Tiranën në geto

Tiranë, 27 mars 2011, NOA- Kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin” për Tiranën Lulzim Basha, ditën e dytë të takimeve me qytetarët e ka përqendruar në zonën e Laprakës.

Banorët e kësaj zone e prezantuan pretendentin për kryebashkiak me problematikën e Laprakës, që kryesisht u fokusua në mungesën e infrastrukturës, të asistencës sociale, të

punësimit dhe të hapësirave për çlodhje dhe argëtim.

Më tej ata i thanë Bashës, se nuk e kanë ndier aspak rolin e Bashkisë madje shtuan më tej se nuk e kanë takuar asnjëherë kryebashkiakun, duke u treguar entuziast për premtimin e bërë nga ai për takime me popullin çdo të premte.

Që nga uji i pijshëm, mungesa e kanalizimeve, siguria nga shinat e trenit e një sërë çështjesh të tjera ju prezantuan kandidatit të maxhorancës, duke i kërkuar zgjidhje atij sapo të vij në pushtet.

Gjatë bisedës me qytetarët ai tha se, arsyeja kryesore e kësaj gjendjeje është mungesa e vëmendjes dhe mosdëgjimi i halleve dhe problemeve të qytetarëve.

Më tej ai deklaroi: “Zotohem para jush se do ta shoh qytetin për qytetarin dhe jo për politikën. Në qoftë se është politika është e para, ja se çfarë ndodh, ja si diskriminohen qytetarët në këto geto”, u shpreh Basha.

a.y/NOA

KOMENTE