English

Pasqyra e Shtypit, 27 mars 2011

Tiranë, 27 mars, NOA – Gazetat e sotme kanë si argument kryesor përzgjedhjen e kandidatëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për zgjedhjet e tetë majit. Ato paraqesin vendimet e fundit dhe emrat më të mundshëm për njësitë vendore që kanë më shumë rëndësi në vend. Një argument i trajtuar gjerësisht në gazetat e ditës së sotme është dhe ai i përgatitjes së procesit zgjedhor nga ana teknike. Kështu në faqet e para gjejnë vend dhe shqetësimet e opozitës në lidhje me listat e zgjedhësve.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor “Zgjedhjet, publikohen emrat e kandidatëve”, i cili pasqyron emrat e kandidatëve në shumicën e komunave dhe bashkive të vendit.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Përplasen me grushte e armë rivalet e PD e PS për kreun e komunës në Dibër”, “Kombëtarja, një ndeshje e paparë, mëkat rastet e humbura”, “Amnistia, do të falen gjobat për kasat fiskale”, “Burg për biznesmenin që porositi 200 kg kokainë”, “Elsa Zallari: Im atë në politikë edhe pse e priste burgu”..

E përditshmja “Shqip” ka si argument kryesor atë me titull “Abuzimi i CEZ, provat e faturave, skandali”, i cili flet për abuzimet e kompanisë në vendosjen e çmimeve. Gazeta paraqet dhe fatura të plotësuara në mënyrë abuzive.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Marrëveshja, LSI 65 njësi vendore, PR vetëm 15”, “Regjistrimi i kandidatëve, socialistët në dorë të PD”, “Zgjedhjet shfaqen problemet e para”, “Vrasja, i vura granatën se më refuzoi dashurinë”, “

Droga, Shqipëria ndryshon rrugët e trafikut botëror të kokainës”.

E përditshmja “Koha Jonë”, ka si argument kryesor atë me titull “Berisha: Edi Rama pa program në zgjedhje”, i cili flet për deklaratat e djeshme të kryeministrit Sali Berisha gjatë vizitës në Kavajë.

Vijojnë disa nga tituj e tjerë të kësaj gazete; “Pedagogët me tituj mund të punësohen në Itali”, “Gjiganti i hypermarketeve vjen në qendrën tregtare TEG”, “Bugajski: Kosova dallon shumë nga Libia”, “Sherr për kandidatët, shtyhet mbledhja e Kryesisë së PS”, “Bogdani e Salihi dhurojnë spektakël për kuq e zinjtë”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e DIEL, 27 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE