English

Penelope Cruz, një mama e buzëqeshur

SHBA, 27 Mars NOA - Du muaj nga lindja e djalit të parë, Leo Encinas, i cili erdhi si fryt i lidhjes me aktorin Javier Bardem: Penelope Cruz, në vetëm 8 javë pas lindjes së saj, ka gjetur sërish një formë të shkëlqyer.

Ajo është paraqitur në një veshje të zezë të ngushtë në studiot e show televiziv të Jimmy Kimmel live, ku ka prezantuar episodin e ri të “Piratëve të Karaibeve”. Penelope, si gjithmonë xhentile me fansat, ka dhuruar një buzëqeshje të “shndritshme”.

Aktorja hollivudiane është rikthyer në formën e saj optimale dhe me sa duket shtatzënia e ka mbushur atë plot me lumturi.

r.b/NOA

KOMENTE