Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Suedi, gjendet një prezervativ në paketimin e qumështit
English

Suedi, gjendet një prezervativ në paketimin e qumështit

Suedi, 27 Mars NOA - Zbulimi i tmerrshëm ka ndodhur teksa protagonistja e episodit, një banore e një fshati në Gunnilse, po i jepte qumështin qenit të saj.

Në këtë skenë ka asistuar dhe vajza e saj. Edhe një produkt i pastër siç është qumështi, disa herë mund të rezervojë surpriza jo të këndshme.

Një rast i tillë ka ndodhur me një grua suedeze e cila në paketimin e “sigurt” të një kutie qumësht gjeti surprizën: një prezervativ.

Gruaja që jeton në Suedi në fshatin e Gunnilse, ka pohuar se ka bërë këtë zbulim të tmerrshëm teksa po hidhte pikat e fundit të qumështit “filmjolk” – lloji i fermentuar që ajo kishte blerë – për tu ushqyer qenin.

Konfirmimi i këtij rasti, ka ardhur dhe nga vajza e protagonistes, Milica, e cila pohoi se nga paketimi i kutisë së qumështit teksa e ëma e saj po e derdhte në vendin ku ushqehej qeni, doli një prezervativ në ngjyrë rozë.

Vajza bëri të ditur gjithashtu se ky incident i ka prishur oreksin atyre për ditë me radhë.

r.b/NOA

KOMENTE