Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulm në shtëpi e shkollë, hajdutët vjedhin para e ar
English

Sulm në shtëpi e shkollë, hajdutët vjedhin para e ar

E diel, 27 mars 2011, NOA- Një shkollë dhe një shtëpi ka qenë në qendër të sulmeve të hajdutëve Kosovarë, të cilët kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur ç’kanë mundur.

Rasti i parë ka qenë ai i shkollës fillore, “Haxhi Zeka”, në Pejë, ku sipas policisë persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda, dhe më pas kanë vjedhur nga klasat rreth 40 metra tuba për ngrohje, vlera e të cilave llogaritet rreth 1.000 €uro.

Pas grabitjes, dhunuesit e paidentifikuar kanë mundur të largohen pa u vënë nën shënjestrën e policisë.

Ndërkaq agresori i shtëpisë së sulmuar, është arrestuar si dyshuari që ka depërtuar me forcë në shtëpinë e një shtetasi mashkull së bashku me katër persona të tjerë.

Sipas policisë mësohet se i dyshuari ka vjedhur në banesë një sasi të madhe ari dhe parash.

Por në prangat e policisë ka rënë vetëm njëri nga dhunuesit dhe grabitësit e shtëpisë, pasi katër të tjerët i kanë shpëtuar policisë.

Ndaj tyre kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e ngjarjes.

a.y/NOA

KOMENTE