English

Aldo Bare dënohet me burgim të përjetshëm

Tiranë, 28 mars, NOA - Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin për kreun e bandës së Lushnjës Aldo Bare. Gjykata e ka dënuar atë me burgim të përjetshëm duke e akuzuar për 5 vrasje, shkatërrim prone private, kërcënime dhe vepra të tjera penale.

Vendimi është dhënë pak minuta më parë. Prokuroria e akuzoi atë edhe për krijimin e organizatës kriminale, e cila mban përgjegjësi për më tepër se 20 vrasje, për rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale.

a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE