Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha me banorët e minibashkisë nr.5: Taksat e infrastruktura shqetësimi i banorëve
English

Basha me banorët e minibashkisë nr.5: Taksat e infrastruktura shqetësimi i banorëve

Tiranë, 28 mars 2011, NOA – Në ditën e tretë të fushatës së tij kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha është takuar me banorë të njësisë minibashkiake nr. 5, njëra nga minibashkitë me popullsi më të dendur në Tiranë. Banorët e kanë njohur nga afër kandidatin Basha me problemet e tyre të shumta në këtë zonë. Mungesa e infrastrukturës, hapësirave publike për çlodhje e argëtim, taksat e larta lokale, trafiku dhe mungesat e parkingjeve në kryeqytet ishin disa nga problemet më shqetësuese që banorët e njësisë bashkiake nr. 5 në Tiranë i bënë me dije kandidatit të mazhorancës Lulzim Basha.

“Taksat lokale janë shumë të larta, të papërballueshme, po rregulluat këtë, keni bërë një punë të madhe”, i kërkoi Bashës një banor i zonës.

Më tej një i moshuar iu lut kandidatit për kryetar bashkie që të bëjë diçka për rrugët dhe trotuaret, pasi jeta e tyre është në rrezik.

“Rregulloni diçka në këtë qytet, sepse do na vrasin makinat”, ishte shqetësimi që iu adresua kandidatit Lulzim Basha.

Ndërsa përfaqësuesit e biznesit të vogël u ankuan për arbitraritetin që tregon administrata e bashkisë në vendosjen e gjobave.

Gjatë takimit me banorët e minibashkisë nr.5, kandidati demokrat u njoh nga afër edhe me problemet e mëdha të infrastrukturës dhe me mungesën e hapësirave publike, ndërkohë që shumë banorë u ankuan edhe për fasadat e pallateve në ndërtim, nga frika se ndërsa kalojnë në trotuar mund t’u bjerë në kokë ndonjë objekt nga lart.

Një tjetër shqetësim i pazgjidhur ishte edhe trafiku dhe mungesa e vendeve për parkim.

Gjatë ditës së tretë të fushatës, Basha takoi dhe fëmijë e të moshuar që vuajnë shumë mungesën e hapësirave të gjelbërta duke mos mundur të argëtohen.

Banorë të kësaj zone shprehën besimin te kandidati demokrat duke deklaruar se vota e tyre në zgjedhjet e 8 majit do të jetë për të.

mit/NOA

KOMENTE