English

Costantino Vitagliano: Deri më tani i kam tradhtuar të gjitha partneret

Itali, 28 Mars NOA - Costantino Vitagliano, gjatë një puntate të “Verissimo”, një program i Canale 5 nga Silvia Toffanin, ka prezantuar filmin e tij “Narciso”, një tip dokumentari që paraqet jetën e bukuroshit italian. Costantino ka “shfrytëzuar” këtë rast dhe për tu rrëfyer.

“Deri më tani kam tradhtuar të gjitha femrat me të cilat kam pasur lidhje, përfshirë Alessandra Pierelli”. Kjo e fundit, javën e kaluar është martuar me Fabrizio Baldassarri dhe shumë shpejt do të bëhet nënë.

Një deklaratë shumë e fortë kjo e ish-tronistit të Uomini e Donne, i cili duhet thënë se ka habitur të gjithë fansat e tij me sinqeritetin e treguar në këtë intervistë.

r.b/NOA

KOMENTE