Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy torta për martesën e princit William, receta e njërës ende sekret
English

Dy torta për martesën e princit William, receta e njërës ende sekret

Londër, 28 Mars, NOA- Në dasmën e princit William me Kate Middleton do të ketë dy torta. Torta zyrtare do të përgatitet nga Fiona Cairns, pastiçere 56 vjeçare, që e fillojë karrierën e saj si amatore dhe tani përgatit ëmbëlsira për elitën angleze.

Fiona, thotë se ky është "një privilegj, por ndihem dhe e shqetësuar: një përzierje ndjenjash". Ajo ka zbuluar më pas disa detaje në lidhje me ëmbëlsirën në fjalë. Torta do të jetë shumëkatëshe, pa ngjyrë, por e dekoruar me lule të ngrënshme, nga: trëndafili i kuq anglez, narcisi skocezi (daffodils) dhe tërfili skocez.

Këto të fundit janë kërkuar në mënyrë specifike nga Kate, nusja e ardhshme e princit. Ndërsa torta jo zyrtare do të përgatitet nga McVities. Por mbi përbërësit dhe përgatitjen e saj, nuk thuhet pothuajse asgjë. Paul Courtney nga McVitie thotë: “Kam dëshirë të them më shumë, por receta është një sekret mbretëror. Është dhënë direkt nga pallati mbretëror dhe ne jemi betuar të mos themi asgjë”.

Sipas disa zërave bëhet fjalë për një tortë prej çokollate dhe me origjinë të lashtë, ndoshta një krijim origjinal i Mbretëreshës Elizabeth II.

a.e./NOA

KOMENTE