Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuçi: S’presim revolucion, por bisedimet kontribuojnë për paqen në rajon
English

Kuçi: S’presim revolucion, por bisedimet kontribuojnë për paqen në rajon

Prishtinë, 28 mars 2011, NOA – “Edhe pse nuk presim një revolucion shumë të shpejtë, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë do të kontribuojnë për stabilitetin dhe vendosjen e paqes së përhershme në rajon dhe mes Serbisë e Kosovës”, deklaroi sot zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Duke folur për mediat lidhur me nisjen e raundit të dytë të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë sot në Bruksel, zëvendëskryeministri i Kosovës nuk sqaroi më hollësisht mbi ndonjë arritje të dialogut, por bëri me dije se temat që po diskutohen janë të karakterit ndërshtetëror e do të ndihmojnë bashkëpunimin rajonal dhe procesin e integrimit europian të këtyre vendeve.

“Ajo çka mund të themi tani, është se nuk mund të jemi të entuziazmuar nga ajo se mund të ndodhë ndonjë revolucion në kuptimin pozitiv shumë shpejtë, por Kosova do t`i kryejë obligimet e veta dhe të do jetë partner serioz i bashkësisë ndërkombëtare”, nënvizoi Kuçi.

Ai theksoi se bisedimet bëhen për hir të raporteve të Kosovës me BE-në dhe me SHBA-të.

“Prezenca e tyre është e domosdoshme, por edhe për hir të stabilitetit dhe paqes afatgjate në rajon, por gjithmonë duke e ruajtur karakterin tonë në sajë të identitetit shtetëror dhe atij kombëtar”, shtoi zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi bëri me dije gjithashtu se temë e rëndësishme gjatë këtij dialogu do të jetë çështja e personave të zhdukur.

mit/NOA

KOMENTE