Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Otranto, 14 vite nga tragjedia
English

Otranto, 14 vite nga tragjedia

Vlorë, 28 mars, NOA - Sot mbushen 14 vjet nga tragjedia e ndodhur në Kanalin e Otrantos ku humbën jetën 84 persona mes tyre gra dhe fëmijë.

Anija shqiptare "Katri i Rades" me 120 persona në bord kishte arritur të hynte në ujërat territoriale italiane, por pak pasi i ishte afruar brigjeve të Otrantos në Itali, u përplas me anijen luftarake italiane, "Sibilla".

Përplasa ishte fatale për mjetin lundrues që mbante në bord shqiptarët që kërkon një jetë më të mirë dhe që ishin larguar nga vendi pas trazirave të vitit 1997. Prokuroria e shkallës së dytë në Leçe ka fajësuar shqiptarët për tragjedinë e Otrantos pasi shqiptarët nuk i janë përgjigjur thirrjeve të anijes luftarake "Sibilla" që të ndalonin dhe t`u jepej ndihma e nevojshme.

Tragjedia e Otrantos e ndodhur më 28 Mars të vitit 1997, ishte incidenti më më i rëndë dhe më i madhi i ndodhur ne detin Jon për shqiptarët.

NOA

KOMENTE