Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Edvin Rama, ka thyer rekordin për shpifje
English

PD: Edvin Rama, ka thyer rekordin për shpifje

Tiranë, 28 mars, NOA - “Kryetari i Partisë Socialiste, shoku Edvin Kristaq Rama, ka thyer sot rekordin e mbajtur nga ai vetë për shpifje, duke akuzuar qeverinë se po trafikon armë, dhe me paratë që fitohen, po blen mediat”.

Ky ka qenë reagimi i mbërritur sot prej selisë blu, sipas të cilit, “Partia Socialiste dhe kryetari I saj, nuk ka ndërmend të lëvizë nga kursi i vjetër i politikës së shpifjes, hedhjes së baltës, dhe të konfliktit”.

“Për më tepër, qëndrime të tilla qesharake, sa vijnë dhe shtohen ndërsa vendi është futur në fushatën për zgjedhjet vendore të 8 majit.

Ndërsa qytetarët e Shqipërisë presin një alternativë për problemet, shqetësimet dhe hallet e përditshme që ata kanë, nga Partia Socialiste po shpallet çdo ditë program i shpifjeve dhe i tensionit politik”, citon më tej deklarata e selisë blu.

Duke shtuar se Shqipëria është tashmë prej 2 vitesh një vend anëtar i NATO-s, dhe aplikon standardet e Aleancës së Atlantikut të Veriut në të gjithë fushat, veçanërisht në atë ushtarake.

“Është jashtë çdo logjike të thuhet sot se qeveria po bën trafik armësh. Nga ana tjetër, pavarësia e mediave në Shqipëri është një asetet më të mëdha që ka demokracia jonë. Për këtë, është cilësuar një demokraci funksionale edhe nga vëzhgues mjaft të rëndësishëm në vend. Siç edhe demonstrohet çdo ditë, media në vend është e lirë, raporton dhe mban qëndrime kundër qeverisë sa herë të dojë. Problemi është se me lirinë e të shprehurit po abuzon në fakt Partia Socialiste, e cila shpif çdo ditë të vitit”, përfundon deklarata e PD-së.

n.e/NOA

KOMENTE