Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Prokuroria të hetojë financimet e spoteve të “Lëvizjes Zgjohu”
English

PS: Prokuroria të hetojë financimet e spoteve të “Lëvizjes Zgjohu”

Tiranë, 28 mars 2011, NOA – Deputetja socialiste Ermonela Felaj i ka kërkuar sot prokurorisë të hetojë financimet e “Lëvizjes Zgjohu”, duke akuzuar se kryeministri Berisha dhe kandidati i mazhorancës për Tiranën, Lulzim Basha po përdorin çdo mjet për baltosjen e opozitës. Deputetja socialiste deklaroi se e ashtuquajtura “Lëvizja Zgjohu” është e sponsorizuar nga paratë e pista të korrupsionit.

“Saliu dhe Luli kanë vendosur të përdorin të gjithë arsenalin e baltës për të sulmuar opozitën, duke vënë në shërbim edhe organizata fantazëm, qëllimi i vetëm i të cilave është të prodhojnë dhe transmetojnë spote propagandistike kundër opozitës”, tha deputetja Felaj.

Ajo bëri me dije se kjo lëvizje po bën fushatë baltosjeje kundër Partisë Socialiste dhe opozitës.

“Spotet politike e propagandistike të prodhuara dhe transmetuara nga kjo organizate në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale, si dhe spotet e transmetuara po nga kjo lëvizje pas ngjarjeve tragjike të 21 janarit ku Saliu dhe Luli vranë katër njerëz të pafajshëm, kanë një kosto financiare që arrin në qindra mijëra euro, nëse kemi parasysh minutazhin, shpeshtësinë e transmetimit si dhe numrin e televizioneve ku ato janë shfaqur”, theksoi deputetja socialiste Ermonela Felaj.

Sipas deputetes Felaj paratë me të cilat financohen sportet e kësaj lëvizjeje dyshohet se vijnë nga fondi për mbështetjen e shoqërisë civile i shtetit shqiptar.

Ajo akuzoi kryeministrin Berisha se në një konflikt të pastër interesi po shpërdoron fondet e shtetit për të ndihmuar fushatën e Lulzim Bashës.

Po ashtu deputetja socialiste shprehu shqetësimin për heshtjen e KQZ-së dhe KKRT-së ndaj kësaj shkelje të hapur të ligjit, pasi sipas saj kjo fushatë mirëfilli politike po ndodh në prag të fushatës zgjedhore.

“Sali Berisha e ka të kotë: qytetarët shqiptarë arrijnë të shohin përtej propagandës dhe baltës së këtij regjimi vrastar dhe në 8 maj ata do t’i japin Saliut, Lulit dhe gjithë regjimit përgjigjen që meritojnë: Kurrë më me të tillë hajdutë që vrasin për të vazhduar të vjedhin”, përfundoi deklaratën e saj nga selia rozë deputetja Ermonela Felaj.

mit/NOA

KOMENTE