Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi ligjëron në Universitetin e Bolonjës për integrimin e Shqipërisë
English

Topi ligjëron në Universitetin e Bolonjës për integrimin e Shqipërisë

Bolonjë, 28 mars, NOA - Presidenti Topi ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Bolonjës në Itali, me temë “Shqipëria drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe roli i saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Duke përmendur në fjalën e tij historinë e njëzet viteve të fundit të Shqipërisë, ecurinë e saj, integrimin në NATO dhe aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Topi theksoi se brenda dy dekadash Shqipëria ka arritur të përmbushë standardet kryesore të funksionimit të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës, të krijojë një sistem të demokracisë funksionale dhe të konkurrencës së lirë të tregut.

“Ne jemi të vetëdijshëm se nevojat dhe sfidat tona janë ende të mëdha, disa gjëra duhet t’i kishim bërë më mirë dhe më shpejt, energjitë tona pozitive mund t’i kishim përdorur më mirë në funksion të reformave, por jemi po ashtu të vetëdijshëm për rrugën e gjatë që duhet të përshkruajmë për ta bërë këtë realitet të ri evropian sa më të prekshëm për qytetarët, sa më të qëndrueshëm e funksional, në ato standarde e nivele të cilat kanë arritur shtetet përbërëse të Bashkimit Evropian”, u shpreh presidenti Topi. Më pas, ai shtoi se specifika e veçantë e raportit njerëzor midis shqiptarëve dhe etnive të tjera në Ballkanin Perëndimor, e bën rolin e shtetit shqiptar shumë më të nevojshëm dhe të rëndësishëm për vetë paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

“Ndryshe nga modelet e luftërave nacionaliste ballkanike apo konfliktet e tjera me bazë etnike, Shqipëria dhe shqiptarët nuk e përdorën këtë potencial prezence dhe kushtëzimi rajonal për axhendë të veçuar personale, përkundrazi. Shqipëria e ka lexuar si duhet përgjegjësinë dhe rolin e vet në të ardhmen e rajonit, dhe me bindje të plotë, ka bërë e vijon të bëjë të gjitha përpjekjet e duhura për ta përdorur influencën e saj pozitivisht në dobi të zgjerimit dhe forcimit të marrëdhënieve rajonale shumëplanëshe në rajon”, u shpreh ai.

n.e/NOA

KOMENTE