English

Afrimi i zgjedhjeve, nis trajnimi i efektivave të policisë

Shkodër, 30 mars, NOA - Në ambientet e Policisë së Shkodrës, po zhvillohet trajnimi i punonjësve të policisë, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore të 8 Majit.

Siç bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, trajnimi me temë “Detyrat e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor Maj 2011”, ka për qëllim garantimin e një procesi zgjedhor sipas standardeve dhe përballimin me sukses e profesionalizëm të tij.

Mësohet se në këtë trajnim, marrin pjesë gjithsej 445 punonjës policie të komisariateve të policisë Shkodër, Pukë dhe Malësi e Madhe.

Në këtë trajnim synohet që efektivat e policisë, të cilët do angazhohen me shërbim gjatë procesit zgjedhor, të jenë të aftë, të kuptojnë rolin dhe detyrat e tyre gjatë procesit zgjedhor, të zbatojnë legjislacionin, të mbajnë qëndrim profesional, të zbatojnë detyrat e përcaktuara me rigorozitet, në përputhje me procedurat standarde të punës së Policisë së Shtetit dhe Kodin Zgjedhor.

n.e/NOA

KOMENTE