English

Çaji, si ndihmon për të rënë nga pesha

Itali, 31 Mars NOA - Ora e çajit është një takim i pazëvendësueshëm për disa persona, sidomos për anglezët.

E mira është që diçka e tillë të bëhet zakon për të gjithë, pasi një studim shkencor i drejtuar nga Devajit Borthakur, i Tea Research Association, ka rezultuar se çaji, krahas shumë cilësive të mira që mbart, zotëron dhe atë të uljes në peshë.

Por me një pakt që mos të përzihet me qumësht, gjë me të cilën britanikët duhet të ndryshojnë zakon.

Sipas studimit, përbërësit natyrorë të çajit, ndihmojnë në djegien e yndyrave, madje dhe në reduktimin e nivelit të kolesterolit, duke krijuar një lloj barriere në zorrë. Kjo “fuqi” që mbart kjo pije i detyrohet, prezencës së substancave të tearubigina dhe teaflavina, që krijohen gjatë procesit të fermentimit dhe oksidimit.

r.b/NOA

KOMENTE