English

Ferdinand Xhaferaj jep dorëheqje nga MTKRS

Tiranë, 30 mars 2011 NOA – Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj deklaroi sot dorëheqjen si ministër dhe dorëzimin e mandatit të deputetit.

“Që dje unë i kam kërkuar kryeministrit, dorëheqjen nga pozicioni i Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”, - tha sot Xhaferaj në një komunikim me gazetarë nga selia e ministrisë që drejtoi për afro dy vjet.

Xhaferaj tha se kjo dorëheqje vjen si akt moral duke kujtuar faktin se vetëm mandati i deputetit është i papajtueshëm dhe shtoi: “Bazuar në principet për një garë të ndershme, unë e pashë të arsyeshme të jap dorëheqjen edhe si ministër”.

Më tej z.Xhaferaj ka përmendur punën e bërë gjatë periudhës që drejtoi dikasterin duke vlerësuar se u shënuan disa arritje në sektorët e kulturës dhe turizmit në vend.

e.t/NOA

KOMENTE