English

Ish-ministri Kiço Mustaqi, del në treg monografia

Tiranë, 30 mars, NOA – Del në treg libri “Kiço Mustaqi, Ministri i Mbrojtjes midis dy sistemeve”.

Në këtë monografi del në pah një pjesë kontraditore e panjohur e historisë së Ministrisë së Mbrojtjes dhe shumë fakte të papublikuara më parë në periudhën më të vështir të Shqipërisë 1970-92.

Një libër me dokumente të pabesueshme dhe fakte tronditëse, ku midis të tjerash, lexuesi do të lexojë kapitujt “Takimi sekret me Enver Hoxhën”, “Takimi i befasishëm me Mehmet Shehun”, “Kryqëzimi i pabesuar i Beqir Ballukut”, “Kadri Hazbiu njeriu i shenjtë i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes”, “Debatet e ashpra me Ramiz Alinë”, “Takimet e fshehta të Ramiz Alisë me Sali Berishën”, “Akuzat e pabaza për grusht shteti”, “Ngjarjet e acarta në Shkollën e Bashkuar”, “Fatos Nano, Kryeministri indiferent ndaj Ministrisë së Mbrojtjes”, “Plani Sekret për çlirimin e Kosovës” dhe

“Incidenti për dorëzimin e detyrës Safet Zhulalit”.

n.e/NOA

KOMENTE