English

Kandidatët e Partisë Socialiste në garë me sloganin, “E vetmja rrugë”

Tiranë, 30 mars 2011, NOA- Deri më ditën e sotme ishte njohur nga qytetarët vetëm slogani i maxhorancës, “Të parët jeni ju”, ndërsa Partia Socialiste ashtu siç bëri edhe me kandidatët e shpalli e fundit edhe sloganin e saj.

“E vetmja rrugë”, do të jetë thirrja që do të shoqërojë kandidatët e opozitës socialiste, pas miratimit të marrë nga anëtarët dhe kryesia e selisë rozë.

Ndërkohë ditën e sotme Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama ka zhvilluar një takim me kandidatët për kryetar bashkish dhe komunash në të gjithë vendin.

Mësohet se në qendër të këtij takimi i cili u mbajt me dyer të mbyllura në ambientet e Akademisë së Arteve, të ketë qenë fushata për zgjedhjet e 8 majit, ndërsa parti që kjo pritet ta çelë zyrtarisht fushatën e saj më 7 prill.

a.y/NOA

KOMENTE