English

Kinë, sekuestrohet makina e artë

Kinë, 31 Mars NOA - Një biznesmen kinez ka shëtitur me një makinë të artë në rrugën e tregut të Najinging, në këtë vend.

Por kur makina ishte e parkuar dhe nuk ishte e pajisur as me targa madje dhe pa taksa të paguara, u sekuestrua menjëherë.

Duhet thënë se për pronarin e saj ishte një surprizë shumë e pakëndshme pasi doli nga dyqani i tij.

Qëllimi ishte ai që të tërhiqej vëmendja e qytetarëve kinezë. Ideja duhet thënë se funksionoi, madje më shumë nga çmendohej, pasi u tërhoq vëmendja edhe e një polici.

r.b/NOA

KOMENTE