Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, arrestohen tre trafikantë droge
English

Kosovë, arrestohen tre trafikantë droge

Prishtinë, 30 mars 2011, NOA – Policia e Kosovës arrestoi në orët e para të mëngjesit tre persona të dyshuar për trafikim droge dhe konfiskoi një sasi droge të llojit kokainë. Operacioni i policisë së Kosovës u vu në lëvizje pas vjeljes së informacioneve mbi tre trafikantët duke arrestuar Nebi K. lindur më 1957-ën, Enver K. lindur më 1984-ën dhe Naser K. lindur më 1980-ën.

Gjatë operacionit u sekuestruan 2200 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, tri vetura, tre pistoleta, një pushkë gjuetie dhe 36 fishekë, dy lap-top, një shtëpizë, gjashtë telefona dhe 330 euro.

Operacioni u mbështet nga të gjitha njësitë e nevojshme për këqyrjen e vendit të ngjarjes duke përfshirë njësitë speciale operative, njësiti i forenzikës dhe njësiti me qen K-9.

Çështjen në fjalë po e heton Drejtoria për hetimin e trafikimit të substancave narkotike në kuadër të drejtorisë së përgjithshme të policisë së Kosovës.

mit/NOA

KOMENTE