Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kushtetuesja rrëzon Pacollin, Kosova pa president
English

Kushtetuesja rrëzon Pacollin, Kosova pa president

Prishtinë, 30 mars 2011, NOA Update - Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka rrëzuar sot zyrtarisht zgjedhjen e presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli gjatë votimit të tij në Kuvendin e Kosovës në 22 shkurt. Kushtetuesja e Kosovës deklaron se zgjedhja e presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli, që po votohej si kandidat i vetëm për postin e Kreut të shtetit të Kosovës ka shkelur nenin 86.6 të Kushtetutës së Kosovës, ku thuhet se për zgjedhjen e presidentit duhet të votohet për më shumë se një kandidat.

“Gjykata Kushtetuese konkludon se procedura për zgjedhjen e zotit Behgjet Pacolli si President i Republikës se Kosovës, mbajtur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, me 22 shkurt 2011, përbën shkelje të nenit 86 të Kushtetutës dhe prandaj, është kundërkushtetuese”, deklarohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Në vendimin e shpallur sot, Gjykata Kushtetuese e Kosovës bën me dije se “Gjykata vëren se Korniza Kushtetuese qëndron e heshtur lidhur me numrin e kandidatëve për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Megjithatë, ndryshe nga Korniza Kushtetuese, neni 86 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përmend në mënyrë të qartë se duhet të ketë më shumë se një kandidat në raundin e parë dhe të dytë, si dhe në raundin e tretë”.

Në këtë vendim Kushtetuesja argumenton se “është e qartë se hartuesit e Kushtetutës kanë zgjedhur formulimin e fjalëve të nenit 86 të Kushtetutës me qëllim që të devijojnë nga sistemi i paraparë në Kornizën Kushtetuese, duke përqafuar kështu një sistem më demokratik ku më shume se një kandidat nevojitet para se të vihet në lëvizje procedura për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”.

Gjithashtu Kushtetuesja thekson se “Procedura e zgjedhjes është krijuar me qëllim që të sigurojë, që më shumë se një kandidat i nominuar për t`u zgjedhur si President, ai, që mori shumicën e votave do të zgjidhej si përfaqësues i popullit të Kosovës. Nëse qëllimi i hartuesve të Kushtetutës do të kishte qenë që të paraqisnin një procedurë alternative për zgjedhje, vetëm me një kandidat të nominuar, Kushtetuta, shprehimisht do e kishte parashikuar një procedurë të tillë", argumenton në vendimin e saj të minutave të fundit Gjykatës Kushtetuese e Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës del në përfundimin se “në seancën e mbajtur më 28 mars 2011, shpalli njëzëri, se kërkesa është e pranueshme dhe me shtatë vota pro dhe dy kundër shpall se vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit te Republikës së Kosovës, me 22 shkurt 2011, është jo-kushtetues dhe nuk do të jetë në fuqi nga data e publikimit të tij në përputhshmëri me nenin 116.3 te Kushtetutës, meqenëse është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty”, përfundon vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Gjithashtu kjo gjykatë ka vlerësuar si antikushtetuese edhe mosarritjen e kuorumit prej dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si në raundin e parë edhe në atë të dytin për zgjedhjen e presidentit në seancën e jashtëzakonshme në 22 shkurt.

mit/NOA

KOMENTE