Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Me ofertën e re të Albtelekom flisni më shpesh dhe gjatë me miqtë tuaj
English

Me ofertën e re të Albtelekom flisni më shpesh dhe gjatë me miqtë tuaj

Tiranë, 29 mars, NOA - Kompania ALBtelecom sjell të tjera oferta dhe surpriza për përdoruesit e telefonisë fikse dhe gjallëron komunikimin për të gjitha familjet shqiptare. Gjiganti i telekomunikacionit, duke filluar nga data 1 Prill 2011 hedh në treg një tjetër plan tarifor ekonomik dhe që përmbush nevojat abonentët e telefonisë fikse dhe shton gjallërinë në të gjitha familjet shqiptare. Përmes paketës më te re FOLFIX1000 abonentët e familjes së madhe ALBtelecom do të kenë mundësi të flasin gjatë dhe të paguajnë shumë pak. Tashmë me paketën FOLFIX1000, ju mund të flisni më shpesh dhe më gjatë me miqtë tuaj pjesë e rrjetit ALBtelecom.

Të gjithë abonentët e rinj që zgjedhin ALBtelecom për të marrë shërbimin e telefonisë fikse në të gjithë Shqipërinë, përveç ofertave dhe mundësive të tjera të pafund, mund të abonohen menjëherë në këtë paketë dhe të përfitojnë nga çmimet fantastike të paketës FOLFIX1000. Me vetëm 1000 lekë në muaj, të gjithë pajtimtarët familjarë të ALBtelecom mund të flasin plotë 1 000 minuta përgjatë gjithë muajit me të gjithë numrat brenda rrjetit. Paketa e plotë, me 1000 Lekë në muaj, përfshin në çmim tarifën pajtimit mujor dhe TVSH-në.

Pajtimtarët ekzistues të kategorisë “Familjarë” të ALBtelecom dhe abonentët e rinj deri në fund të kësaj oferte, mund të abonohen në paketën FOLFIX1000, duke u paraqitur pranë pikave të shitjes së ALBtelecom në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Procedurat janë shumë të thjeshta. Për t’u anëtarësuar në këtë paketë, çdo abonent familjar duhet të ketë me vetë mjetin e identifikimit dhe librezën e telefonit. Punonjësit e ALBtelecom në të gjitha pikat e rrjetit të dyqaneve ALBtelecom do t’ju mundësojnë firmosjen e një kontrate përkatëse aneks, e cila i bashkëngjitet kontratës fillestare të pajtimtarit. Abonimi në këtë paketë është shumë i thjeshtë dhe nuk është e nevojshme të kryhet asnjë pagesë ekstra.

Minutat falas të ofruara si pjesë të kësaj pakete, mund të përdoren pa limit kohor nga ora 18:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit në çdo ditë të javës, përfshirë dhe fundjavën. Oferta e minutave të kësaj pakete është vlefshme vetëm brenda muajit kalendarit dhe nuk mund të mbarten në muajin pasardhës. Me përfundimin e minutave të paketës, për çdo kohë bisede të konsumuar, abonenti do të tariforet sipas planit tarifor ekzistues.

Abonimi në këtë paketë është i vlefshëm çdo ditë të muajit. Për më shumë informacion rreth ofertës apo ndihmë të nevojshme për çdo shërbim që lidhet me telefoninë fikse, abonentët e ALBtelecom mund të telefonojnë në numrin 123 nga numri fiks, ose 04 22 00 123 nga numrat e tjerë. Gjithashtu për informacion më të detajuar rreth kësaj oferte dhe ofertave të tjera të kompanisë Ju mund të vizitoni web-in www.albtelecom.al.

KOMENTE