Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pacolli: Respektoj vendimin e Kushtetueses, do lëshoj zyrën e Presidentit
English

Pacolli: Respektoj vendimin e Kushtetueses, do lëshoj zyrën e Presidentit

Prishtinë, 30 mars 2011, NOA – Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke deklaruar se do të lëshojë zyrën e Presidentit të Kosovës. Presidenti i Kosovës theksoi gjatë një prononcimi për mediat se ai do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e cilësoi antikushtetues votimin për zgjedhjen e tij si Kryetar i Shtetit të Kosovës.

Presidenti i Kosovës e plotësoi këtë deklaratë duke thënë se “nuk ka nevojë për dorëheqjen e tij”.

Pacolli gjatë deklaratës së tij bën me dije se nuk është i sigurt nëse do të rikandidojë për postin e Presidentit të Kosovës.

Ai nënvizoi se nuk ndihet fajtor për situatën politke të krijuar me shpalljen të pavlefshme nga Kushtetuesja të zgjedhjes së tij.

“Unë nuk kam shkelur Kushtetutën”, deklaroi Pacolli gjatë reagimit të tij pas vendimit të Kushtetueses.

Presidenti i Kosovës tha se çështja e rikandidimit të tij i takon tashmë koalicionit qeveritar, për të cilin tha se duhet të jetë konstruktiv në këtë proces.

Ai deklaroi para gazetarëve se procesi i zgjedhjes së presidentit do të nisë nga pika zero. Vijon...

mit/NOA

KOMENTE
  • Baggio Serta13:32 - 01 Prill 2011
    po c eshte ky i lloj president qe nuk di te lidh dy fjale ky ngateron kekun me byrekun duhen burra si saliu yne dhe jo ashtu , apo ka ca para po pse kujt i hyjne ne pune paret e tija duhet pune praktike dhe jo abstrakte si ne tym ju pershendes kosova ime