English

Prag zgjedhjesh, komisioneri Fyle sot në Tiranë

Tiranë, 30 mars, NOA – Afrimi i zgjedhjeve lokale të 8 Majit, sjell sot në Tiranë, komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Europian, Stefan Fyle.

Pasi ka ndjekur me vëmendje situatën e krijuar në vend muajt e fundit, duket se përfaqësuesi i lartë evropian është i interesuar që në Tiranën zyrtare të ekzistojë një klimë sa më e mirë politike, në prag të këtij procesi të ri zgjedhor.

Kjo pasi, mjafton të kujtojmë se i gjithë ngërçi politik që ekziston prej mëse dy vitesh në vendin tonë, u krijua pikërisht nga kontestimi i rezultatit dhe mënyrës si u zhvilluan zgjedhjet e fundit të përgjithshme të vitit 2009.

Lajmi për mbërritjen e Fyles në Tiranë, u dha nga vetë zëdhënësja e BE-së, Natasha Butler, në një konferencë për shtyp në Bruksel.

“E konfirmoj se Fyle do të vizitojë Shqipërinë për të adresuar 12 pikat e domosdoshme për t’u plotësuar nga Tirana. Qëllimi i vizitës është që të nxisim zbatimin e reformave, dhe kjo nuk është e mundur pa dialog konstruktiv”, u shpreh Butler.

Ndërkaq, bëhet me dije se axhenda e komisionarit Fyle në Tiranë, përmban takim me kryeministrin Berisha, me liderin e opozitës Edi Rama, si edhe me presidentin Topi ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE