Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrugorët e Tiranës, ndërmarrin aksion për parandalimin e aksidenteve
English

Rrugorët e Tiranës, ndërmarrin aksion për parandalimin e aksidenteve

Tiranë, 30 mars, NOA – Policia e Qarkullimit Rrugor në Tiranë, ka marrë të gjitha masat policore për parandalimin e ngjarjeve aksidentale dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, këto masa janë marrë për parandalimin e aksidenteve e ngjarjeve të tjera aksidentale, në akset rrugore të qytetit të Tiranës dhe në veçanti, në akset rrugore të zonave rurale.

Në sajë të masave të mësipërme, aktualisht është krijuar dhe po funksionon, grupi Tasc-Forcë, i cili përbëhet nga punonjës policie të Qarkullimit Rrugor dhe specialistë në komisariatet e Policisë së Tiranës.

Gjithashtu shtim të masave policore, ka patur në disa segmente rrugore të qytetit të Tiranës, në të cilat po zhvillohen punime, ku për shkak të lëvizjes së ngadalte të automjeteve kemi dhe rëndim e vështirësi të trafikut, me qëllim parandalimin e incidenteve rrugore e normalizimin e qarkullimit.

Kështu, me qëllim disiplinimin e qarkullimit rrugor, janë përforcuar shërbimet në kryqëzime, drejtimet dhe hyrje-daljet kryesore të lëvizjes në qytetin e Tiranës.

Vetëm përgjatë ditës së djeshme janë regjistruar këto masa administrative:

Masa administrative të vendosura 888 masa

Masa administrative qyteti 671 masa

Masa administrative linja 314 masa

Pezullim leje drejtimi 13 leje drejtimi

Për ecje tej normave të lejuara 56 masa

Parkim të gabuar 35 masa

Qëndrim i gabuar 444 masa

Mosvendosje të rripit 393 masa

n.e/NOA

KOMENTE