Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shalsi: Tirana nuk ka nevojë për një Lul dhe nuk ka nevojë as për një Sali
English

Shalsi: Tirana nuk ka nevojë për një Lul dhe nuk ka nevojë as për një Sali

Tiranë, 30 mars 2011, NOA- Deputeti socialist Eduard Shalsi në një takim me banorët e njësisë bashkiake nr.9 u tha atyre tha se kandidati i maxhorancës për Bashkinë e Tiranës po i fshihet drejtësisë.

Tirana nuk ka nevojë për një Lul nuk ka nevojë për një Sali, kështu u është drejtuar deputeti socialist Eduard Shalsi disa banorëve në njësinë 9.

Gjatë fjalës me banorët, Shalsi theksoi se ish-ministri dhe kandidati Basha duhet të ishte para drejtësisë.

Sipas tij, ai s’mund të flasë për drejtësi e transparencë, pasi prej dy vitesh i fshihet drejtësisë.

Më tej ai shtoi se, “Luli i Saliut po bëhet sa qesharak aq edhe i bezdisshëm nëpër Tiranë. I thotë Saliu të thotë se do sjellim investitorë seriozë dhe Luli pa teklif e thotë duke pasur parasysh që investitori serioz e ka emrin Fazlliç. I thotë Saliu të thotë që do të kemi qeveri transparente për Tiranën dhe Luli pa një pa dy thotë do të jemi transparent ndërkohë që ka 2 vjet që i fshihet drejtësisë për të dhënë llogari për 200 milion eurot e rrugës së kombit”.

Ndër të tjera Shalsi e cilësoi kandidatin Basha si një njeri sa qesharak aq edhe i bezdisshëm dhe sipas tij nuk është ai që meritojnë shqiptarët.

a.y/NOA

KOMENTE