Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sherri, godet me qytën e pistoletës një person dhe qëllon në ajër
English

Sherri, godet me qytën e pistoletës një person dhe qëllon në ajër

Tiranë, 30 mars, NOA - Nga forcat e komisariatit të Policisë nr.6. Tiranë, u arrit identifikimi dhe filloi procedimi penal në ngarkim të 17-vjeçarit Dejvi Taka, me banim në kryeqytet.

Siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, ky person dyshohet se dje rreth orës 13.40’, në rrugën e Kavajës, tek ish-kombinati “Misto Mame”, pas një sherri për motive të dobëta ka rrahur dhe goditur me qytën e pistoletës 18-vjeçarin Mariglen Kozi, dhe më pas ka qëlluar një here në ajër me armë zjarri.

Në cilësinë e provës materiale, në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë, ndërkohë që po punohet intensivisht për kapjen e tij tashmë të identifikuar dhe materialet njëherazi iu kaluan prokurorisë së Tiranës, për konsumim të veprave penale të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal.

n.e/NOA

KOMENTE