Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shoqatat shqiptare në SHBA: Të zbardhet 21 janari, duhen zgjedhje me standarde
English

Shoqatat shqiptare në SHBA: Të zbardhet 21 janari, duhen zgjedhje me standarde

SHBA, 30 mars, NOA – Rreth 40 organizata të komunitetit shqiptaro-amerikan përmes një deklarate shprehin shqetësimin për zhvillimet e fundit dhe për klimën politike në Shqipëri. Përfaqësuesit e diasporës vlerësojnë se zgjedhjet e 8 majit duhet të zhvillohen me standarde, pasi kombi shqiptar ka nevojë për stabilitet dhe jo kriza politike të përhershme.

“Duke e konsideruar Diasporën shqiptare në SHBA si pjesë integrale e kombit shqiptar, si dhe duke vlerësuar sakrificat dhe vendosmërinë e saj në mbështetjen e çështjes kombëtare, ndjehemi të detyruar të shprehim shqetësimin tonë të thellë në lidhje me situatën aktuale politike në Shqipëri”, thuhet në deklaratë.

Organizatat e diasporës komentojnë incidentet e dhunshme të kohëve të fundit dhe degradimin e vazhdueshëm të klimës politike brenda institucioneve të Shqipërisë.

“Populli shqiptar ka dëshmuar masivisht se e do lirinë dhe kërkon me ngulm të mbrojë vlerat demokratike, duke i skalitur ato në Kushtetutën e Shqipërisë. Shqipëria ka shënuar përparime në rrugën e saj drejt instalimit të një demokracie funksionale, ka patur rritje të vazhdueshme ekonomike, një monedhë të qëndrueshme si dhe vazhdon të sigurojë standarte në rritje jetese për qytetarët, megjithë zhvillimet e fundit negative në ekonominë dhe financën globale. Shqiptarët kanë përqafuar me bindje të plotë progresin e shpejtuar drejt proceseve integruese në Bashkimin Europian, si dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve historike e strategjike me Shtetet e Bashkuara nëpërmjet forcimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy popujve tanë. Megjithë këto arritje, nuk mund të injorojmë korrupsionin masiv i cili dobëson institucionet shtetërore, minon demokracinë, ndikon negativisht në shoqëri dhe pengon përparimin e Shqipërisë drejt integrimit Europian”, thuhet më tej në reagim.

Për sa i përket zgjedhjeve të ardhshme vendore të 8 majit, sipas tyre, është thelbësore që qytetarët shqiptarë të marrin parasysh spektrin e plotë të zhvillimeve gjeopolitike rajonale.

“Është e një rëndësie parësore që populli shqiptar dhe udhëheqësit e tij të zgjedhur të vazhdojnë të hedhin hapa përpara për të mbrojtur dhe ruajtur aspiratat e të gjithë shqiptarëve, të forcojnë procesin demokratik, si dhe të zhvillojnë zgjedhje të hapura, transparente dhe të lira të cilat të lejojnë përfshirjen e të gjitha grupeve brenda spektrit politik. Në vazhdimësi, palët politike duhet të respektojnë procesin zgjedhor dhe të angazhohen në një debat të civilizuar e konstruktiv, i cili do të evidentonte idetë e palëve mbi të ardhmen e kombit shqiptar dhe rolin e shqiptarëve në rajon dhe në Bashkimin Europian. Të gjitha palët duhet të bëjnë të mundur që këto zgjedhje të zhvillohen me standardet më të larta në mënyrë që të fillojë rivendosja e besimit të publikut tek procesi demokratik”, vlerëson diaspora shqiptare në SHBA.

Sipas tyre, është në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë që partitë politike të rifillojnë menjëherë një dialog politik aktiv dhe konstruktiv, si dhe të rifokusohen drejt përparimit të Shqipërisë.

Diaspora shqiptare vlerëson se, incidentet e fundit në Tiranë ishin pa dyshim tragjike dhe legjitimojnë shqetësimin tonë të thellë në lidhje me degradimin e zgjatur të klimës politike midis palëve.

“Është me rëndësi kritike që të kryhet një hetim i plotë, gjithëpërfshirës, i pavarur dhe profesional i ngjarjeve para, gjatë dhe pas dhunës së 21 janarit. Ky hetim duhet të jetë i paanshëm, nuk duhet të ndikohet nga ndërhyrje politike të asnjë lloji si dhe duhet të vërtetojë rrjedhën e ngjarjeve dhe fajtorët. Ne e përshëndesim ndihmën e specialistëve ndërkombëtarë në zhvillimin e këtij hetimi. Zbardhja e fakteve dhe gjykimi i shpejtë dhe i paanshëm në zbatim të ligjeve ekzistuese të Shqipërisë do të kontribuonte në uljen e tensioneve politike dhe do të krijonte një klimë më të përshtatshme për të rivendosur besimin e qytetarëve tek institucionet. Udhëheqësit politikë duhet të respektojnë dhe të promovojnë mbarëvajtjen e institucioneve të pavarura të krijuara në bazë të kushtetutës. Të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht pozicionit shoqëror, bindjeve apo pozitave politike duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë përpara ligjit”, thuhet më tej në deklaratë.

Organizatat të cilat kanë firmosur deklaratën:

Akademia Shqiptaro Amerikane

Albanian American Association Ana e Malit

Albanian American Chamber of Commerce

Albanian American Community Association

Albanian American Community Center Hasan Prishtina CT

Albanian American Cultural Foundation

Albanian American Islamic Center of Queens

Albanian American Society "Mother Teresa"

Albanian American Society Foundation

Albanian American Ëomen's Org. For Hope & Peace

Albanian Childrens Fund

Albanian Cultural Center

Albanian Yellou Pages

APEN – Albanian American Professionals & Entrepreneurs Netuork

Bashkimi Kombetar

Democratic League of Dardania

Fondacioni Dom Simon Filipaj

Fondi Humanitare Malesia

Forumi Shqiptaro Amerikan për Demokraci

Illyrian Partnership

Jetim Jam

Lëvizja Atdheu na Bashkon

Lidhja e Intelektualëve Shqiptaro-Amerikan Michigan

Lukaj Foundation

Massachusetts Albanian American Society "Besa"

Mother Teresa Civic Center Inc.

National Albanian American Council

Plave Guci Foundation

Shestani Group

Shoqata Atdhetare "KRAJA"

Shoqata Dede Gjo' Luli Association

Shoqata e Atlantikut

Shoqata e Jetimit Shqiptaro Amerikane

Shoqata Humanitare Shqiptare Amerikane Philadelphia

Shoqata Kosova

Shoqata Kulturore "Nene Tereza" Uaterbury CT

Shoqata Malesia e Madhe - Michigan

The Albanians.com

The Martin and Mirash Ivanaj Foundation

The Society Of Albanian-American Ëriters

Ulqin-Kraj-Ana e Malit - Chicago

United Albanians

a.k.NOA

KOMENTE