English

Sneijder drejt Manchester United

Angli, 30 Mars NOA - Verën e kaluar ai ka pohuar se do të qëndrojë tek Inter, por në qershor Wesley Sneijder mund të ndryshojë ide. Sipas “Daily Mirror”, 26-vjeçari mesfushor holandez, është duke vlerësuar mundësinë e tij për të kaluar në Premier League dhe në këtë pikë skuadra më e mundshme është ajo e Manchester United.

Tekniku Alex Ferguson ka shprehur prej kohësh pëlqimin e tij në drejtim të Sneijder dhe për të do të mbetet objektivi numër një. Menaxheri skocez sheh tek ai pasardhësin e Scholes.

Megjithatë për të bindur Moratti, United duhet të ofrojë të paktën 35 milionë euro në drejtim të zikaltërve.

r.b/NOA

KOMENTE