Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Respektoj vendimin e Kushtetueses për zgjedhjen e Pacollit
English

Thaçi: Respektoj vendimin e Kushtetueses për zgjedhjen e Pacollit

Prishtinë, 30 mars 2011, NOA – Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi sot se do të respektojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit Behgjet Pacolli. Kryeministri Thaçi reagoi për të parën herë për çështjen Pacolli në fillim të mbledhjes së përjavshme të qeverisë.

Në krye të mbledhjes kryeministri i Kosovës siguroi se qeveria e tij do të ndërmarrë veprime konkrete për ta çuar në vend vendimin e Kushtetueses.

Ai garantoi se do të gjendet shumë shpejt zgjidhja për të dalë nga kjo situatë e vështirë, kur sipas Kushtetueses Kosova ka një president të shpallur me një votim të pavlefshëm. Shefi i qeverisë së Kosovës theksoi se pavarësisht situatës së krijuar koalicioni qeveritar po punon si më parë.

Kryeministri Thaçi shprehu vlerësimin e tij për faktin se si Presidenca dhe Kuvendi I Kosovës janë shprehur se do të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

Ndërkohë pas takimit të fshehtë dje të presidentit Behgjet Pacolli me kryeministrin Thaçi, këshilltari politik i presidentit Pacolli, Ismail Gashi deklaroi se “presidenti pacolli do të japë dorëheqjen nëse këtë ia rekomandon Kushtetuesja”.

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë së Kosovës do të miratohet projektbuxheti për vitin 2011.

mit/NOA

KOMENTE