Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasada e SHBA: Deputetët e Kosovës të respektojnë Kushtetuesen
English

Ambasada e SHBA: Deputetët e Kosovës të respektojnë Kushtetuesen

Prishtinë, 31 mars 2011, NOA – Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzoi shpalljen e presidentit Behgjet Pacolli ka reaguar sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, e cila i bën thirrje faktorëve politikë të respektojnë vendimin e Kushtetueses. Ambasada e SHBA-ve përmes një deklarate për shtyp i bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të ushtrojnë detyrën politike e të përmbushin obligimet e tyre kushtetuese në Kuvend si të zgjedhur të popullit të Kosovës.

“Ne i kushtojmë vëmendje të posaçme mendimit të Gjykatës se të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit janë të obliguar që të kryejnë detyrat e tyre për të cilat janë zgjedhur nga populli i Kosovës, përfshirë edhe obligimin për të marrë pjesë në procedurat për formimin e institucioneve kushtetuese të Kosovës”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Kosovë.

Ambasada amerikane i referohet vendimit të Gjykatës Kushtetuese kur thekson se “Të gjithë 120 deputetët e Kuvendit duhet të ndjehen të obliguar sipas Kushtetutës, ligjit për deputetët, Rregullores së punës së Kuvendit dhe Kodit të sjelljes, të marrin pjesë në seancat plenare të Kuvendit dhe të përkrahin procedurat që parashihen aty, por mbi të gjitha, një obligim ndaj njerëzve të Kosovës që i zgjodhën ata”.

“Ne besojmë se ata deputetë, të cilët kërkuan mendimin e Gjykatës lidhur me seancën e 22 shkurtit, kanë obligim të posaçëm politik dhe moral që të respektojnë të gjitha aspektet e mendimit të shumicës së Gjykatës në formë dhe përmbajtje dhe ne i ftojmë ata që të përmbushin obligimet e tyre kushtetuese dhe të kryejnë detyrën e tyre para popullit që i ka zgjedhur duke marrë pjesë në Kuvend për të lejuar formimin e institucioneve të Republikës”, nënvizohet më tej në deklaratën e ambasadës amerikane.

Ambasada amerikane thekson se “Kosova gjendet në një çast kritik për historinë e saj të re”.

Kjo ambasadë apelon se “Kosova nuk mund t`ia lejojë vetes këtë lloj paralize institucionale dhe politike që do të vinte si rezultat i dështimit të deputetëve, të cilët kërkuan këtë mendim, për ta respektuar aktgjykimin e Gjykatës për të përmbushur obligimet e tyre kushtetuese, ligjore dhe politike për vendin dhe popullin e Kosovës”.

mit/NOA

KOMENTE