English

Analiza: Maqedonia vlerësohet si vend i pasigurt

Shkup, 31 mars 2011, NOA- Maqedonia vlerësohet si vend i pasigurt në një analizë të Qendrës Evropiane për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR), një organizatë evropiane që merret me politikat e jashtme të BE-së.

Sipas kësaj organizate “think – tank”, BE është cilësuar me notë negative rreth mos ballafaqimit të suksesshëm dhe pa rezultate për situatën dhe kontestin e emrit në Maqedoni, krizën politike në Shqipëri dhe stabilizimin e Bosnjës.

Sa i përket Maqedonisë, është dhënë vlerësim negativ për BE-në, por edhe për këtë vend. “Stabiliteti i përgjithshëm në Maqedoni është i pasigurt, vendi ka ngecur, kritika ndaj projektit Shkupi 2014, marrëdhëniet e tendosura midis pozitës dhe opozitës dhe ku ka rënë entuziazmi për të ardhmen e këtij vendi në BE dhe se ku ardhmëria në BE shihet si një garanci për paqen ndëretnike në këtë vend”, theksohet në analizën e Qendrës Evropiane për Marrëdhënie me Jashtë, ku jepen vlerësim tjera për gjendjen e rënduar në media dhe trendet negative në marrëdhëniet e brendshme.

Si një nga problemet kryesore në analizë nënvizohet çështja e emrit, për të cilën problematikë theksohet se nuk asgjë të re për gjetjen e zgjidhjes.

Qendra Evropiane ECFR.eu numëron se ka arritur rezultate simbolike pozitive rreth dhënies së statusit të kandidatit për Malin e Zi, e cila konsiderohet si një vend lider aktualisht në Ballkan, me pretendimet e saj për në BE, pastaj dhënien e pyetësorit për Serbinë si dhe liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit.

Në analizë pasqyrohet edhe mungesa e unitetit midis vendeve anëtare të BE-së në raport me aspektet e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor. Analiza përveç gjendjes në Ballkan, përfshin edhe marrëdhëniet e BE-së me botën tjetër.

(INA)/NOA

KOMENTE