Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohen katër persona për trafikim droge në Kosovë
English

Arrestohen katër persona për trafikim droge në Kosovë

Mitrovicë, 31 mars 2011, NOA – Policia e Kosovës përmes operacionit të koduar “Kodra 1” sekuestroi rreth dy kilogramë substancë narkotike, e llojit heroinë si dhe arrestoi katër persona të dyshuar për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike. Operacioni nisi në fshatin Tërnavc të komunës së Skenderajt, ku policia ndaloi një veturë e gjatë kontrollit të saj gjeti nën sendiljen e pasagjerit rreth 28.1 gram heroinë.

Gjatë këtij aksioni policia e Kosovës arrestoi tre shtetas kosovarë Sami Rr., Avni P. dhe Esat A.

Po kështu aksioni i policisë së Kosovës ka vijuar edhe në Mitrovicë, ku policia urdhëroi bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit Kreshnik N. në Pejë.

Në shtëpinë e tij u gjetën e sekuestruan 1.496 gramë heroinë, 3065 përzierës për rritjen e sasisë së heroinës, një Ak-47 , 30 fishekë, shirit ngjitës, dy peshore dixhitale, rreth 509 gramë sasi e dyshuar që shërben për rritjen e sasisë së heroinës.

Policia e Kosovës bën me dije se pasi është marrë në pyetje i dyshuari Kreshnik N. nga Peja ai është arrestuar si një nga personat e përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Këto operacione policore janë zhvilluar me autorizimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorit Publik të Qarkut në Mitrovicë.

Sipas policisë së Kosovës hetimet në fjalë janë pjesë e operacioneve zinxhir.

Ndërkohë që policia vijon operacionin për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik narkotikësh.

mit/NOA

KOMENTE