Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në panair: Investimet turke në Shqipëri ndër më të rëndësishmet
English

Berisha në panair: Investimet turke në Shqipëri ndër më të rëndësishmet

Tiranë, 31 mars 2011, NOA – Panairin e 5-të të Produkteve Turke, i çelur në Tiranë nga Dhoma e Tregtisë së Stambollit në Pallatin e Kongreseve e vizitoi sot kryeministri Sali Berisha. Në këtë panair ku takohen bizneset turke dhe ato shqiptare janë prezantuar produktet turke të eksportit nga plot 60 kompani turke.

Kryeministri Berisha gjatë takimit me biznesmenët turq i shprehu mirënjohjen Dhomës së Tregtisë së Stambollit, anëtarëve dhe presidentit të saj, por dhe Qeverisë turke dhe kryeministrit Taip Erdogan si dhe ambasadorit të Turqisë në Shqipëri, për çeljen e këtij panairi të rëndësishëm në kryeqytetin shqiptar.

Shefi i qeverisë e cilësoi panairin e bizneseve turke të mallrave të eksportit si një ngjarje shumë të rëndësishme për jetën ekonomike të vendit si dhe për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.

Kryeministri shprehu kënaqësinë se investimet turke në Shqipëri janë rritur mbi 5 herë, duke nënvizuar se ato janë ndër më të rëndësishmet e vendit dhe shtrihen në të gjitha fushat, telekomunikacion, banka, metalurgji e shumë të tjera.

Zoti Berisha nënvizoi se “ky panair, dëshmon zhvillimin e madh dhe të papërmbajtshëm të Turqisë dhe Stambollit në vitet e fundit”.

“Nuk është e rastit që metropoli ekonomik i vendit tuaj hap për të pestën herë panairin në Tiranë. Stambolli sot ka shqiptarë më shumë se Tirana, ata janë qytetarë të përkushtuar të Republikës së Turqisë, por në thellësi të shpirtit të tyre, ata ruajnë të pashuar mallin dhe dashurinë për vendin e origjinës, ndaj dhe unë shfrytëzoj rastin t’u dërgoj një përshëndetje të përzemërt e vëllazërore të gjithë qytetarëve të Stambollit me origjinë shqiptare dhe miqve të tyre turq të etnive të tjera, të cilët së bashku kanë ndërtuar e zhvilluar, njërën nga qendrat më të rëndësishme të qytetërimit të sotëm”, tha kryeministri Berisha.

mit/NOA

KOMENTE