Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova rrezikon krizën financiare
English

Kosova rrezikon krizën financiare

Prishtinë, 31 mars, NOA - Projektligji për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2011, do të shqyrtohet për herë të dytë në seancën e 31 marsit. Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, thotë se situata politike në vend gjithsesi do t’i ketë ndikimet e veta në buxhetin e vitit 2011.

“Mund të dalin dy probleme sa i përket miratimit të buxhetit... Nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje të re ne mes të koalicionit qeverisës, atëherë mund të ndodhë që në Kuvend nuk do të ketë vota të mjaftueshme që të miratohet buxheti në leximin e dytë, pasi që duhet shumica e njerëzve të jenë prezentë”.

“Çështja e dytë që mund të dalë si problem, nëse do të kemi një vakuum, ku nuk do të kemi president deri të premten, atëherë, edhe nëse Kuvendi e miraton buxhetin, pa dekretimin e presidentit apo të ushtruesit të detyrës së presidentit, buxheti nuk mund të ekzekutohet”, sqaron Shatri.

Edhe drejtori i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të reflektohet në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të shqyrtohet për herë të dytë projekt-buxheti i këtij viti.

“Kjo debalancë e krijuar në institucionet e Kosovës nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese rrezikon më tepër sigurinë e partive politike ndaj njëra-tjetrës, sa i përket koalicionit qeverisës, e me këtë edhe votimin e buxhetit në seancën e ardhshme”. “Në anën tjetër, nuk besoj se do të ketë një pengesë procedurale në këtë drejtim, sepse, në mungesë të presidentit të vendit, kompetencat për nënshkrimin e buxhetit dhe për aprovimin i kalojnë ushtruesit të detyrës apo kryetarit të Kuvendit”, thotë Abdixhiku.

Projekt-buxheti për vitin 2011 parasheh 1 miliard e 264 milionë euro të hyra buxhetore, ndërsa 1 miliard e 434 milionë euro shpenzime. Në seancën e kaluar, ai është miratuar në parim. Nga 107 deputetët, sa ishin të pranishëm në sallë, 67 kanë votuar për këtë projekt-buxhet, i cili duhet të shndërrohet në ligj jo më larg se më 31 mars. Një prilli është data e fundit kur Qeveria e Kosovës duhet ta ketë të miratuar buxhetin për këtë vit, në mënyrë që të nisin procedurat e pagesave, të cilat i ka paraparë projekt-buxheti.

Lidhur me këtë, eksperti i ekonomisë, Abdixhiku, shprehet: “Nëse nuk ka buxhet, vihet në dyshim fakti se a duhet të ekzistojë qeveria si e tillë. Një trup që nuk guxon të bëjë shpenzime, nuk guxon as të marrë ndonjë hap të caktuar. Po flasim për një situatë mjaft të ngushtë politike, me pasoja që nuk i kemi parë deri më tani dhe nuk jemi të njoftuar”.

Edhe ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, dyshon se Kosova mund të kalojë në një krizë financiare. “Derisa të bëhet një zgjidhje sipas rregullave në fuqi, nuk mund të bëhet asnjë pagesë nga thesari. Nuk mund të procedohen pagesat, sepse jemi pa buxhet prej 1 prillit”, thotë Shatri. Projekt-buxheti, për shkak të krizës institucionale, nuk është miratuar vitin e kaluar, por është shtyrë për sivjet.

NOA/rel

KOMENTE