Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krimet monstruoze, Turqia: Të rivendoset dënimi me vdekje!
English

Krimet monstruoze, Turqia: Të rivendoset dënimi me vdekje!

Ankara, 31 mars, NOA – Ndërsa raporti i fundit i organizatës për të drejtat e njeriut “Amnesty International” pohoi se mjaft vende janë duke reduktuar dënimet me vdekje, Turqia kërkon rikthimin me çdo kusht të tij.

Kjo pasi, në këtë vend janë konstatuar disa krime monstruoze ndaj fëmijëve apo të kryera nëpër familje.

Në këtë mënyrë, në Turqi është aktualizuar fushata për rikthimin e dënimit me vdekje, e cila u pezullua në vitin 2001.

"Ne propozuam që Parlamenti ta rikthejë dënimin me vdekje. Kemi filluar aksionin për grumbullimin e nënshkrimeve nga qytetarët, të cilët sigurisht që do ta mbështesin idenë tonë për të shpallur referendum", thuhet në njoftimin e Partisë së Unitetit të Madh.

Raporti i fundit i “Amnesty International”, citoi se gjatë vitit të kaluar janë ekzekutuar 527 njerëz në 23 vende, ndërsa mbi 2.000 njerëz të tjerë, janë dënuar me vdekje.

Ndërsa një vit më parë, “Amnesty International” kishte raportuar se janë kryer 714 ekzekutime, si dhe më shumë se 2.000 dënime me vdekje.

n.e/NOA

KOMENTE