Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha: Në 5 vite, tregu financiar jobankar shënoi dimensione të reja
English

Kryeministri Berisha: Në 5 vite, tregu financiar jobankar shënoi dimensione të reja

Tiranë, 31 mars 2011, NOA- Kreu i qeverisë Sali Berisha pasditen e sotme ishte i pranishëm në përurimin e godinës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në Tiranë.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, Kryeministri Berisha vlerësoi punën e bërë nga kryetarja e këtij autoriteti, anëtarët e bordit dhe punonjësit e tij, duke theksur se qeveria ka besim dhe është e vendosur të mbështesë veprimtarinë Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.

“Qeveria është e vendosur të mbështesë këtë veprimtari. Qeveria sheh me besim të madh veprimtarinë e këtij autoriteti. Sikundër, hapa të tjerë të rëndësishëm do të ndërmerren në reformën e pensioneve, reformë kjo që zgjeron edhe më shumë dhe bën gjithnjë e më të domosdoshme veprimtarinë drejtuese të Autoritetit Mbikëqyrës të tregjeve Financiare jobankare”, u shpreh kreu i ekzekutivit gjatë fjalës së tij.

Sipas tij në pesë vite, tregu financiar jobankar ka njohur dimensione të reja.

Në përfundim të ceremonisë ministri i Punëve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi, zv/ministri i Brendshëm Avenir Peka dhe kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Elisabeta Semini nënshkruan marrëveshjen “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ministri i Financave Ridvan Bode, ambasadorë të akredituar në Tiranë, etj.

Kjo godinë do të krijojë komoditet dhe lehtësi për punonjësit, ka një infrastrukturë teknologjie informacioni të zhvilluar që mbështet Qendrën Kombëtare të të Dhënave të Sigurimeve, si dhe mundëson një sistem raportimi elektronik nga e gjithë Shqipëria.

a.y/NOA

KOMENTE