Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OSBE i jep KQZ-së kompjuterë në prag të zgjedhjeve vendore
English

OSBE i jep KQZ-së kompjuterë në prag të zgjedhjeve vendore

Tiranë, 31 mars 2011, NOA – Në vijim të përkushtimit dhe asistencës teknike për mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore të 8 majit Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i dha në përdorim 35 kompjuterë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Zyra e shtypit e OSBE-së bën me dije se “kompjuterët, të cilët do t’i kthehen Prezencës pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, do të përdoren kryesisht nga komisionet e nivelit të mesëm, Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) dhe Zyrat Rajonale Zgjedhore të KQZ-së”.

OSBE nënvizon se kompjuterët ofrohen si pjesë e asistencës teknike që Prezenca e OSBE-së i jep Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kjo asistencë synon të ndihmojë organet e administrimit të zgjedhjeve të përmirësojnë punën e tyre dhe të rrisin profesionalizmin.

Gjithashtu, Prezenca e OSBE-së ka financuar spote televizive dhe fletëpalosje të prodhuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të cilat informojnë votuesit për rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në procesin zgjedhor.

Prezenca e OSBE-së në Tiranë kontraktoi gjithashtu edhe një ekspert për të mbështetur departamentin e trajnimeve dhe marrëdhënieve me publikun në KQZ, si dhe financoi printimin e Kodit Zgjedhor dhe një pakete dokumentesh për KZAZ-të.

mit/NOA

KOMENTE