Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 1 Prill 2011
English

Parashikimi i motit për 1 Prill 2011

Tiranë, 31 mars 2011 NOA - Dita e premte parashikohet të sjellë përmirësim te ndjeshëm te kushteve atmosferike duke bere qe zona e ulet dhe bregdetare te dominohet nga moti i kthjellet dhe vranësira kalimtare por me vranesira dhe shira te dobet do te mbeten zonat malore.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb edhe pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime ne pjesen me te madhe te Shqipërisë perjashtuar zonat malore te cilat do te karakterizohen nga vranesira dhe shira te karakterit lokal, ne keto zona do te kete here pas-here intervale me kthjellime.

Gjate nates vranësirat dhe shirat do te largohen nga i gjithe territori.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne mengjes por mesdita do te sjelle 2 grade rritje te temperaturave ne te gjithe vendin.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe det me shpejtesi 25 km/h dhe drejtim Perendimor, kjo do te beje qe dallgëzimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete i ulet.

Europa verilindore dhe veriore do te dominohen nga vranësira dhe reshje shiu e debore me te përqendruara do te jene ne Skandinavi.

Po ashtu me reshje te konsiderueshme paraqiten vendet e balltikut ku problematike do te jene edhe stuhite e forta te eres.

Gjithashtu vranesira dhe shira me intensitet te larte do te kete ne Ishujt Britanike gjate gjithe dites.

Ndersa me kthjellime dhe vranësira kalimtare do te jete Europa Jugperëndimore, qendrore dhe rajoni i Mesdheut.

Edhe Ballkani Perëndimor do të jetë me mot te kthjellët por vranësira dhe reshje te dobëta shiu do të ketë në Ballkanin juglindor.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Vendet e Balltikut rrezikojnë reshje shiu dhe stuhi ere;

Ishujt Britanike alarmojnë reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh;

Skandinavia do te rrezikohet nga debora e dendur dhe era e fortë.

e.t/NOA

KOMENTE